PEQIN – Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike policia ka kryer me sukses operacioni i koduar “TRANSPORTUESI”, duke sekuestruar 65 kg marijuanë dhe vënë në pranga 4 persona.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak, Fidel Osma, 23 vjeç banues në Durrës, Amarildo Braçe, 29 vjeç banues në Durrës, Mario Hoxholli, 23 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tyre u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMË X5 me targa AA 006 KY drejtuar nga shtetasi Asllan Muka, në fshatin Lolaj të Njësisë Administrative Përparim të Bashkisë Peqin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme  lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; Fidel Osma i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 101 MY,  Asllan Muka,  Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, dy automjete, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2670 Euro

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: