Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, shkaktoi një debat të madh në internet, pasi u shfaq gjatë një fjalimi pa sutjena, duke ekspozuar gjoksin.

Në rrjet, u shprehën të habitur, se si një kryeministre mund të shfaqet ashtu. Vetë ajo reagoi ndaj këtij debate, duke thënë se nuk duhet të merren me pamjen e saj, por me atë që ajo thotë dhe bën.

“Po atëhere pse ekspozoi gjoksin, duke mos mbajtur sutjena”, pyet shkrimtarja Melanie McDonagh.

Përgjigjia sipas saj, në fakt dihet, pasi politikanët përdorin çdo gjë për të fituar mbështetje.

Dhe në këtë rast, edhe me hiret femërore. “Një politikane që shfaq hiret e saj, po tërheq më qëllim vëmëndjen nga ajo që thotë.

Ti mund të jesh ose politikan serioz, ose një shoumen, nuk mund të jesh të dyja”, vijon shkrimtarja McDonagh.

“Nëse del e flet për emigracionin apo koronavirusin, t’i nuk mund të dalësh e të ekspozosh gjoksin, sepse po iu imponohesh njerëzve të të shohin ty dhe hiret e tua, jo çfarë ti thua”, vijon ajo.

Ndërsa shkrimtarja Libby Purves mendon ndryshe.

Sipas saj, Marin nuk ka bërë asgjë të gabuar, madje në këtë rast debate është një seksizëm i fshehur, pasi askush nuk është skandalizuar fjala vjen, kur meshkuj si Vladimir Putin kanë pozuar lakuriq për të treguar muskujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: