Kemi dëgjuar shpesh që lojtarët të pezullohen për goditje anti-sportive apo për sherre me tifozët, por kurrë për blasfemi.

Ky është rasti i Rolando Mandragora, ish-mesfushorit të Juventusit që këtë verë u ble nga Udinese. “Seria A” e ka pezulluar atë pasi është kapur në televizor duke thirrur “Porca Madonna, Vaffanculo, Dio Cane”, një ofendim i Virgjëreshës Mari, teksa i referohet Zotit si qen.

Episodi ndodhi në ndeshjen e fundjavës në “Seria A”, të fituar 1-0 nga Udinese kundër Sampdoria-s. Kjo pasi portieri kundërshtar i priti një goditje Mandragora-s.

Në fillim gjesti i tij nuk është vënë re nga arbitrat, por Lega Serie A, trupi qeverisës i kampionatit italian, ka dënuar pas një shqyrtimi retrospektiv 21-vjeçarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb