Britania e Madhe ka regjistruar 122,186 raste të reja të koronavirusit dhe 137 viktima, tregojnë shifrat e fundit ditore.

Është numri më i lartë i infeksioneve të reja të raportuara që nga fillimi i pandemisë. Dje ka pasur 119.789 raste dhe 147 vdekje.

Theksojmë se shtatë ditë më parë kishte 93,045 raste dhe 111 vdekje, raporton skynews.

Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka raportuar 23,719 infeksione të tjera, Omicron, që do të thotë se totali është tani 114,625.

Ndryshe, 605,561 vaksina të tjera përforcuese u administruan, duke e çuar totalin në 32,290,487, ose 56.1 për qind e popullsisë së moshës 12 vjeç e lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb