Ndonëse vendi ynë çdo ditë shënon raste me koronavirus, pozitiviteti i ulët nën 2% vijon, në raport kjo me testimet ditore. Ky fakt është bërë i ditur nga përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Flutra Beqo. Pas 4 rasteve që rezultuan pozitiv, deri më më sot janë konfirmuar me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: