Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 907 viktima të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 125,521.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 51,194 raste të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 4.1 milionë persona, shkruan “CNN”.

Përhapja e madhe në këtë shtet është duke u shkaktuar pjesërisht nga rritja e numrit të rasteve në pjesët jugore dhe qendrore të vendit. Në rajonin Santa Catarina janë vendosur masa të reja kufizuese për shkak të rrezikut të madh të përhapjes.

Numër të madh të rasteve kanë edhe Sao Pulo dhe qyteti i famshëm, Rio de Janerio.

Ndryshe, Brazili është shteti i dytë në botë për numrin më të madh të rasteve, pas Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, presidenti i këtij vendi, Jair Bolsonaro, vazhdimisht i ka kundërshtuar masat e izolimit, duke thënë se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb