Juve po përjeton një moment shumë të vështirë, mbase më të vështirin në vitet e fundit, por ashtu siç është shprehur edhe Andrea Agnelli, llogaritë do të bëhen vetëm në fund. Rikthimi i Allegrit nuk rezultoi një lëvizje e gjetur, ekipi jo vetëm që nuk po bën hapa përpara, por eliminimi që në fazën e grupeve në Champions vetëm sa rëndoi akoma më shumë ambientin, praktikisht duke shënjuar edhe të ardhmen e trajnerit.

Allegri
Allegri

Është thuajse e pamundur që Allegri të konfirmohet në krye të Juves, në fakt do ishte shkarkuar kohë më parë nëse nuk do të ishte për faturën e kripur financiare, por në kushte të tilla, në fund të sezonit, edhe Agnelli është i detyruar të marr një vendim të fortë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti i Juves po bën gati një tjetër rikthim të madh, atë të Antonio Contes. Mes palëve është vendosur paqja, rikthimi Contes në Torino nuk është më një tabu. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli deri në fund të sezonit, edhe vetë Allegri nuk do ta bënte dramë shkarkimin e tij, fundja ka një kontratë deri në 2025 nga ku përfiton 7 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, Conte nuk po rinovon kontratën e tij me Tottenham, në fund të këtij sezoni mund të rikthehet falas në Torino, një ide që po e josh gjithnjë e më shumë këtë periudhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb