Kryeministri Zoran Zaev deklaroi pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë se Maqedonia e Veriut deri nesër do të shpallë gjendjen e krizës.

Shifrat e larta të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 kanë detyruar qeverinë e Maqedonisë së Veriut që t’i rikthehet gjendjes së krizës ashtu si disa muaj më parë.

Nga ana tjetër Zaev garanton se momentalisht nuk shqyrtohet futja në një ‘’Lock-Down’’ total apo vendosja e një ore policore, por as përjashtohet për më vonë.

“Më së voni deri nesër në mbrëmje do të mbajmë mbledhjen e Qeverisë dhe besojmë se do të shpallim gjendje të krizës. Nuk përjashtohet mundësia për “lockdoën” ose orë policore, por për momentin nuk po shqyrtohet kjo mundësi.’’- tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb