Një studim i fundit i publikuar nga mediat italiane në lidhje me moshat më të prekura nxjerr në dritë fakte të panjohura.

Të gjithë e dinim që më të ekspozuarit nga ky virus janë të moshuarit, por nga ky studim tregohet se rreth 5% e të sëmurëve me Covid 19 janë më pak se 30 vjeç.
Kjo është një shifër momentale që mund të rritet, aq më tepër nëse më të rinjtë nuk do marrin masat e nevojshme të mbrojtjes.

Alarmi është dhënë nga Presidenti i Institutit Sanitar të Italisë, Silvio Brusaferro teksa ilustron të dhënat e raportit të fundit për koronavirusin.

“Moshat e reja kanë forma më të lehta në krahasim me të moshuarit, por mund të infektojnë të tjerët. Prandaj duhet të ndjejnë përgjegjësi për sjelljen e tyre.
Ndër të tjera thuhet se koronavirusi mund të godasë edhe fëmijët, ndonëse në shifra më të vogla.

Janë 43 raste pozitive në Itali, nga zero deri në 9 vjeç, sipas të dhënave të ISS të publikuara edhe ne Epicentr, ose ndryshe 0,05% e gjithë të prekurve.
Ndërkaq, janë 85 rastet e të prekurve në moshat 10-19 vjeç, (1% e totalit) ndërsa ka 296 raste të moshës 20-29 vjeç (3,5%) e të prekurve.

Përqindja e të prekurve rritet me rritjen e moshës, por askush nuk është imun. Ka kështu 470 raste mes 30-39 vjeç (5,6%), 891 të moshës 40-49 vjeç (10,7%), 1,453 raste të 50-59 vjeç ose (17,4%), 1471 raste të moshës 60-69 vjeç (17,7%), 1785 mes 70-79 vjeç (21,4%) deri tek 1532 raste mbi 80 vjeç (18,45).

Siç shihet nga mosha 60 vjeç e lart jane perqendruar mbi 57% të rasteve. Sidoqoftë, vdekshmëria është shumë më e zhvendosur drejt grupmoshave më të larta. Midis 40 dhe 49 vjet kishte vetëm një vdekje (0.3%), e cila bëhet tre midis 50 dhe 59 dhe tridhjetë e shtatë midis 60 dhe 69. Nga 70 deri në 79 vjet kishte 114 vdekje (31.9% ) dhe mbi 80 ishin 202, që është 56.6%.

21% e të infektuarve janë shtruar në spital, 12% janë në kujdesin intensiv. Askush në grupmoshën 0-18 nuk përfundoi në reanimacion. 10% e pacientëve janë të moshës midis 19 dhe 50 vjeç, 46% janë nga 51 deri në 70 vjeç dhe 46% janë mbi 70 vjeç.

Studimi thotë se shumica e të prekurve me Covid-19 janë burra: 3702 të prekur nga 5959 raste të studiuara, pra 62%. Mosha mesatare e të prekurve është 65 vjeç.
“Transmetimi i infeksionit të koronavirusit ka ndodhur në Itali për të gjithë rastet, ndryshe nga tre rastet e para në rajonin e Lazios që janë infektuar në Kinë”,- thuhet në studim.

Nuk është e mundur për momentin të ndërtosh për të gjithë pacientët burimin e transmetimit të infeksionit. Numri më i madh i rasteve të prekura në Itali kanë një lidhje epidemiologjike me raste të tjera të diagnostifikuar në Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto, zonat më të goditura nga Covid-19.

“Sondazhi gjen një përqindje të konsiderueshme të rasteve nën moshën 30 vjeç, pasi konfirmon se sa e rëndësishme është kjo grupmoshë në transmetimin e virusit”,- – komentoi Brusaferro.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: