Edhe numrat i buzëqeshin. Portieri Mile Svilar po zhvillon një sezon pozitiv te Roma, duke e ndihmuar skuadrën në arritjen e rezultateve të rëndësishme.  6 ndeshje pa pësuar gol në 17 paraqitje sezonale janë një tregues i qartë i rritjes së tij.

Në Europa League, ai është portieri i tretë me më shumë pritje (32) pas Luney të Qarabag (44) dhe Vindhal të Slavia Pragës (36).

Kontrata e Svilar do të rishikohet, “gardian” deri më tani fiton 700 mijë euro në vit dhe ka një marrëveshje ekzistuese deri në vitin 2027. Roma me siguri nuk do të heqë dorë nga shërbimet e tij, pavarësisht interesimit të disa klubeve angleze duke përfshirë Ëest Ham dhe Ëolverhampton.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: