Punonjësi i qendrës për shitjen e metadonit në Berat është proceduar penalisht, pasi akuzohet se kundrejt pagesës shiti këtë produkt në kundërshtim me ligjin.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. Sh., 50 vjeç, banues në Berat, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.

“I shiti Metadon, një shtetasi, kundrejt 3000 lekëve, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti, procedohet penalisht punonjësi i qendrës për shitjen e Metadonit, në Berat. Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të shitjes së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, me qëllim përfitimin e një shume parash (3000 lekë), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin përgjegjës për këtë rast.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banues në Berat, punonjës i qendrës për shitjen e Metadonit, për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: