TIRANE- 29-vjeçarja Rozina Koleci, është kjo drejtuesja e mjetit tip “Benz” me targë AA071UA, që shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur sot në Tiranë. Teksa lëvizte me makinën e saj në Kodër-Kamëz, e reja humbi kontrollin e mjetit, duke përplasur një të ri me biçikletë, e më pas tre kalimtare, një nënë 29-vjeçare me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe.

Pasi doli në korsinë tjetër të rrugës, “Benzi” u përpas edhe me një mjet tip furgon.

Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë vajza 7 vjeçe, me inicialet E. N, dhe drejtuesi i biçikletës Ramazan Isha, 29 vjeç.

Ndërkohë nëna 29-vjeçare Valbona Ndreu, dhe vajza tjetër 6-vjeçe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar drejtuesen e mjetit “Benz”, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanava të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb