TIRANË

Ka nisur votimi i fshehtë në selinë blu nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Gazetari Osman Stafa, raportoi për “BalkanWeb”, se është duke u votuar për 11 anëtarët e kryesisë si dhe sekretarët.

Kujtojmë se këto shkarkime u paralajmëruan një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me propozim të Bashës, sot në Këshillin Kombëtar është miratuar një rezolutë, që nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit e njeh si legjitim atë të 18 dhjetori. Gjithashtu, në rezolutë theksohet angazhimi që ka PD në luftën ndaj korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: