SPANJË- Humbja e thellë dhe turpëruese e Real Madridit në “El Clasico” i solli edhe shkarkimin trajnerit, Julien Lopetegui pas 139 ditësh në krye të stolit të “Los Blancos”.

Ardhja e tij në krye të Reali u bë mes polemikash të shumta, pasi gjithçka  nisi pas braktisjes surprizë të Kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës.

Largimi i tij duket se nuk ka mërzitur asnjë prej futbollistëve të Realit me përjashtim të Mariano Diaz, i cili ka reaguar nëpërmjet “Twitterit”, duke shkruar: “Gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj Lopeteguit, një nga personat që bëri të mundur rikthimin tim në shtëpi. I uroj më të mirat në të ardhmen. Duhet të luftojmë më shumë se kurrë për të dalë nga kjo situatë”, thuhte në reagim.

Trajneri Lopetegui do të mbahet mend jo për rezultatet, por për jetën e shkurtër në krye të Reali, që kur klubin spanjoll e ka marrë Florentiono Perez.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb