Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, po diskutohet nisma e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por edhe shpallja ‘non grata’ nga DASH, e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Analistët e ftuar në studio, Artur Zheji dhe Arion Sulo, janë të mendimit se këto çështje duhet të trajtuar si një e tërë.

Zheji thotë se goditja e politikës shqiptare me ndërmjetësimin e SHBA, po bëhet vetëm në 180 gradë. Ndërsa, analisti Sulo, thotë se pas këtyre zhvillimeve që po ndodhin së fundmi në Shqipëri, qëndrojnë autoritetet amerikane.

Artur Zheji: Janë pështjelluar shumë ngjarje, kanë marrë licencë miliarda euro nga ky Parlament. Ky Parlament ka votuar PPP, ka shkarkuar, emëruar, ka qeverisur ashtu siç ka dashur. Kanë marrë kompensimin moral dhe nuk ka mundësi të kesh një parlament pa opozitë. Në themel kontestimi që i bën Presidenti nëpërmjet zëdhënësit të vet, qëndron. Një makinë defektoze, përshkon kilometra. Pra u legalizua, është një gjë që u legalizua. Qëndrimi i ndërkombëtarëve është që ky autobus i vjetër është koaliduar. Po të vijmë te themeli i origjinës, mund të keni të drejtë. Ne na flet një zotëri si Hyseni, i cili nuk është më deputet. Ai përfaqëson vullnetin e shqiptarëve para 4 vitesh.

Arion Sulo: No sens-et janë shumë. Është komisioni i dytë për hetimin dhe shkarkimin e Presidentin. Dy komisione për 2 vjet. I dyti nuk do të shkohet në Venecia, sepse kemi Gjykatë Kushtetuese, ne kemi përfaqësim të ri të popullit, populli me përfaqësimin e vjetër që është nul në vendim, do të gjykojë Presidentin. Politika nuk vepro si në kohën e edukatës morale të ’90-ës, ata e dërguan në Venecia, e cila tha ka shkelje, por jo shumë të rënda. Duhet shkelje e rëndë e Kushtuës, por jo shkelje. Pse kur ka mbetur edhe një sezon politik? Ka një nxitim për ta shkarkuar dhe kryesorja çfarë pune i prish Presidenti meta kësaj mazhorance? Rama ka fituar zgjedhjet. Të gjitha këto non sense i bëj për një arsye, nuk ka Rama punë për shkarkimin e Metës, por duan amerikanët të shkarkojnë Metën. Janë pyetje logjike politike, socialistëve nuk i intereson të shkarkojnë Presidentin, sepse do të marrin njollë si shkarkimi i Presidentit. Rama ka marrë çdo pushtet. Për mua nuk është kështu. Janë amerikanët, është influenca e tyre që duan që Metën ta shkarkojnë. Plani, loja e tyre ka nisur të zbatohet.

Artur Zheji: I bie që PS është instrument i amerikanëve?

Arion Sulo: Hë për hë po.

Artur Zheji: Presidenti ishte në opozitë?

Arion Sulo: De fakto po. Ky nuk është problem në anormalitetin që kemi ne, por plani amerikan është i duhur apo jo. Ajo ka nisur që me Reformën në Drejtësi.

Ju e shihni të treja të bashku?

Arion Sulo: Po, shpallja non grata të Berishës, rihapja e çështjes së Gërdecit dhe shkarkimi i Metës. SPAK nuk godet dot politikanë të lartë, ata futen direkt me shpallje non grata, do të ketë edhe emra të tjerë.

Zoti Zheji, a besoni në këtë plan të amerikanëve?

Artur Zheji: Disa autoritete shumë të forta, të cilat kanë një aureolë paprekshmërie. Këtë aureolë amerikanët te Berisha e goditën fort. Nëse ndalojnë këtu, te Meta dhe Berisha tregon që e kanë bërë me një krah. Çështja është që shqiptarët duan të dinë se përse goditen vetëm këta. Shqiptarët e dinë shumë mirë, që problemet janë dhe nga krahu tjetër. Nëse këto etiketohen si mëkatarë, shqiptarët thonë po të tjerët? Mëkatarët janë përditë në pushtet. Qeveria merr përqindjen e vet që punët të shkojnë fjollë. Nëse bëhet fjalë për mëkatarë ato janë 360 gradë. Diçka ka! Nëse godet vetëm në 180 gradë do të thotë dy gjëra: Ose amerikanët, kanë të dhëna që ne nuk i dimë dhe duhet të na bëjnë publike, për mëkate gjeopolitike, ose amerikanët duan të kenë demokraci të limituar në këtë vend. Nesër do të goditet dhe Rama si u godit doktori. Rama e di këtë, nuk mund të jetë i lumtur sot.

Pse po goditet 180 gradë?

Arion Sulo: Çështja është që po të kapim faktin se përse amerikanët shpallën non grata Berishën, kishte tre motive, korrupsion, pengim i proceseve zgjedhore dhe të drejtësie. Mëkate që të gjithë krerët e partive në Shqipëri i kanë. Të ardhurat e pasurisë së tyre janë të plotë të çara? Njësoj janë. Ka ndërhyrë në proceset zgjedhore. Kush nuk ka ndërhyrë, si majtas e djathtas. Proceset e drejtësisë, 21 janari, Gërdeci nuk janë hetuar, të hetohen me themel. Nuk janë thërritur dëshmitarët, duhet thirrur. Zoti Mediu nuk është gjykuar për shkak të imunitetit. Thamë që të hetohen këta, por të hetohet edhe krahu tjetër. Dosja 339 bëri lëmsh Shqipërinë, por s’u hetua. Ne jetojmë në një botë të ‘spindoctor’ të tmerrshme. Nëse do të hapet Gërdeci dhe 21 janari do të jenë të mirëpritur. Kjo është lojë, përdorje, po përdoren viktimat për herë të saktë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb