Kreu i Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ deklaroi se që nga 2013-ta e këtej vendi ynë nuk ka njohur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Përballë gazetares Marsela Karapanço, demokrati Alibeaj tha se shkatërrimi i zgjedhjeve nga kjo maxhorancë është perfeksionuar.

“Anëtarët e komisioneve në parlament, pjesa e opozitës, e ka pjesë të rutinës së vetë organizmin e brendshëm për të diskutuar mbledhjet pasardhëse. Janë iniciativa të maxhorancës, përfshi aty edhe shumë lëvizje antikushtetuese në masën më të madhe. Kini vënë re që nuk ka iniciativa të tilla, siç është rritja e çmimeve, papunësia, çështje të administrimit ët përditshëm me të cilat publiku vuan prej vitesh, ka shurdhëri nga maxhoranca. Janë duke nxjerrë projektligje, që janë duke i tërhequr vëmendje publikut. Është detyrë e opozitës që t’i qëndrojë përballë. Ligji i bashkëqeverisjes ishte një deklarim i falimenteve gjyqësore. Një shtet paralel në shtetin e së drejtës. Unë po them një gjë shumë të thjeshtë. Si ka mundësi që shqiptarët nuk gjejnë një derë të hapur, por ka një premtim nga kryeministri; ua zgjidh unë. E vetmja gjë që di unë, dhe shumica e shqiptarëve është fakti se e vetmja gjë në këtë marrëdhënie që krijohet me këtë parti, kryeministrin, lënë të dhënat personale, dhe hallin e tyre dhe iu përdoret në zgjedhje. Rasti i patronazhistëve ishte rasti kur shteti të di emër mbiemër dhe të dhëna personale. Nesër është ai i mbikëqyrjes policore, një shtet policor që këkron të futet në skutat më të errëta të jetës private të qytetarit. Kjo çon nga shteti i të drejtës te shteti i diktaturës. Ky është produkt i zgjedhjeve të 25 prillit. Nëse do të kishte një pushtet që buronte nga një votë e lirë, për këdo do të kishte një vesh të shurdhër drejt atyre që kanë votuar. Asnjë nga lëngata e publikut shqiptar si hyn në sy qeverisë, por bën qokat e veta.”, tha Alibeaj.

Duke u ndalur te amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, Aliebaj tha se janë 3 çështje prioritare.

“3 janë çështjet. Ky vend ka shumë halle të akumuluara në kohë. Ka gjithmonë ato çështje prioritare të cilat jo vetëm në ambiente parlamentare, po dhe te publiku, janë si opinione të blinduara. Çështja e zgjedhjeve. Ky vend nuk bën zgjedhje të lira. Në 2013 PD nuk pati asnjë lloj kontestimi. Ishim ne të dëmtuarit. Nuk ngritëm pretendime. Nga ai moment e këndej nuk ka njohur kjo shoqëri zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, theksoi ai.

Mes të tjerash deputeti i PD-së teksa foli nga pozicioni i kryetarit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, tha se anëtarët demokratë janë zgjedhur me kujdes dhe kanë eksperiencë për këto çështje.

“E para është përgjegjësi e opozitës, por dhe një përgjegjësi që e mban një parlamentar. Po të shihni përbërjen në fakt, anëtarë janë përfaqësues të lartë në PD. Kanë eksperiencën për zgjedhjet, nga ligjbërja, analiza dhe të gjitha rastet. Ne besojmë se çështja e zgjedhjeve është e tillë nga e cila nëse deformohen burojnë shtrembërimet në qeverisje. Shihni se çfarë papërgjegjshmërie ka kjo qeveri ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Politika hyn atje ku i takon drejtësisë, se nuk e ka bërë kjo e fundit. Maxhoranca do të bënte të njëjtën gjë siç bëri në të gjitha episodet elektorale. Që nga zgjedhjet vendore në Korçë, ka evoluar dhe është perfeksionuar krimi elektoral. Për këtë arsye s’kishim dyshime që do të bënte të njëjtën gjë. Me të gjitha vjedhjet, shpërndarjet nga fondet e tërmetit, koncesionet, 505 mln koncesione, me rritjen e ndihmës ekonomike, me ndërprerjen e hyrjes së emigrantëve për të votuar në zgjedhje dhe patronazhistët, diferenca ishte vetëm 30 mijë vota.”, tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb