Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një plantacion marijuane në Moss d’Esquadra me 4100 bimë. Për pasojë janë arrestuar dy shqiptarë, të moshave 29 dhe 31 vjeç.

Mediat spanjolle shkruajë se dy shqiptarët kishin ngritur një kamp me tenda për të monitoruar zonën 24 orë në ditë, ndërsa dyshohet se janë autorë të trafikut të lëndëve narkotike. Vlera e bimëve të marijuanës shkon deri në 2 milionë euro. Infrastruktura e plantacionit kishte katër tarraca, dy pellgje për grumbullimin e ujit për të ujitur bimët dhe një zonë për tharjen e sythave, përveç një hapësire të mundësuar nga çadrat ku flinin të arrestuarit.

Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, teksa pritet që të martën e javës që vjen të dalin para gjykatës ne Reus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: