Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se në këtë operacion u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro.

Mes të arrestuarve është dhe një djalë 24-vjeç, dhe nëna e tij, të cilët banonin në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar. Ndonëse personat e arrestuar tentuan që t’i shpëtonin policisë, u kapën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia gjeti dhe sekuestroi sasine e kokainës dhe shumën e madhe të eurove në dhomën e nënës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: