Nuk fal policia e Shtetit. Pronarja e një lokali në Tiranë është ndëshkuar me pezullim të aktivitetit për 6 muaj pasi nuk ka zbatuar urdhrin dhe ka hapur lokalin e saj pavarësisht ndalimeve për shkak të koronavirusit.
Rastin e publikon kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë.

POSTIMI I RAMËS
? TIRANË
Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.
Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.
Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: