Real Madrid kërkon të përforcohet në fazën mbrojtëse dhe emri i parë në listën e trajnerin Ancelotti është Matthijs De Ligt. Qendërmbrojtësi holandez shihet nga tekniku italian si lojtari i duhur për të rregulluar prapavijën, por Florentino Perez nuk ka ndërmend të paguaj 150 milionë euro, aq sa është klauzola e tij e largimit nga Juventus.

Hazard Real
Hazard Real

Në këto kushte, me bekimin e Ancelottit, Perez është i gatshëm ti ofrojë “Zonjës së Vjetër” dy lojtarë në këmbim. Në tavolinë janë emrat e Asensio, Hazard dhe Jovic, nga këto tre lojtarë të nxjerrë në shitje, Juve mund të zgjedh dy. Në letër duket një shkëmbim i arsyeshëm por më parë duhet parë dhe dëshira e De Ligt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb