Akademiku Artan Fuga, në një lidhje me Skype në “Neës 24” deklaroi se shkenca në vendin tonë duhet që të çlirohet nga dogmat.

Fuga theksoi se ndryshimi mund të dojë dekada të tëra. Ai shton se rishkrimi i Historisë së Shqipërisë duhet që të dalë nga konturet e periudhës së monizmit.

“E dëgjova fjalën e zotit Rama mbajtur në Akademinë e Shkencave. Kur ai flet se Akademia ka kaluar dhe shkenca në akademi ka kaluar në etapë tjetër etj, desha të them se çlirimi i shkencës nga dogmat dhe ndryshimet në arsim zënë dekada të tëra, nuk bëhen për pak muaj apo të dekretohen me një ligj, sado i mirë të jetë ai apo disa kontrata bashkëpunim.; Ndryshimi në shkencë mund të dojë dekada me radhë. Institucionet duhet të dalin nga dogmatizimi 50-vjeçar. Duhet një mentalitet perëndimor. Projekti për të rishkruar historinë duhet të kalojë tek Albanologjia. Buxheti të alokohet dhe politika të jetë e kujdesshme me dekrete. Unë s’jam fare i thirrur për të diskutuar për platformat, edhe pse kam kontributet për historinë e medias, për historinë e ndryshimeve sociale. Rrëfimet historike sot janë të pjesshmë. Duhen gjykuar paragjykimet që kanë shkencat historike, sidomos të kohës së monizmit”, tha Fuga.

Artan Fuga vlerësoi se duhet që të hapet më shumë debati për çështje që kanë të bëjnë me historinë e vendit tonë dhe të mos rishkruhet historia, si në epokën e monizmit.

“E kam shprehur në Asamble se nuk do votoj këto projekte, për të treguar përgjegjësinë time.  Qeveria nuk mund të alokojë fonde pa konkurrim. Ne si akademi nuk jemi kompetentë që të gjykojmë çështje shkencore. Sot ka kaq shumë histori. Historia sipas së cilës është e njëjtë për të gjitihë është horror intelektual. Nëse ka akademi të tillë që merr iniciativë të tillë, unë kërkoj falje dhe tërhiqem, por nuk ndodh. Historia e Shqipërisë ka enigma, unë shpesh flas për to, duhet të përcaktohen se cilat janë dhe të hapet diskutim për studiues të rinj, që duhet të shohin interpretime të tilla.

Historia e Shqipërisë të dalë nga konturat e ngushta të Albanologjisë. Të hapet debati dhe jo të bllokosh atë që ka mendime ndryshe, kam pësuar presion psikologjik nga ata që kanë drejtuar Akademinë. Ka të rinj shqiptarë që kanë bërë doktoratura jashtë dhe janë të çliruara nga disa dogma. Faleminderit që më jepni mundësi të shpreh mendimin tim, të cilin nuk e shpreh dot aty ku politika vendos mbi gjithçka”, u shpreh Fuga.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb