Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar efektet e një antibiotiku të rëndësishëm, me shpresën e krijimit të një ‘superilaçi’ që do t’i japë fund kërcënimit nga patogjenët që deri tani kanë shfaqur rezistencë ndaj mjekimit. Versioni i ri është konceptuar të jetë shumë herë më i fortë, gati 25 mijë herë më i fuqishëm sesa antibiotikët e vjetër.

Sipas artikullit të publikuar te ‘sciencemag.com’ ky mjekim i ri do të zhvillojë ‘betejën’ kundër baktereve në 3 mënyra të ndryshme, duke ulur mundësitë e qëndrueshmërisë së mikrobeve si VRE dhe VRSA, ndaj tij.

Shkencëtarët prej kohësh janë shprehur të alarmuar nga rezistenca e antibiotikëve, madje ata shprehen se shumë shpejt bota do të përballet me atë që quhet “epoka e postantibiotikëve”, ku disa mikrobe super-rezistente mund të shkaktojnë infeksione të pakurueshme. I tillë mund të jetë VRE ose ‘enterocoçi’, i cili është rezistent ndaj ‘vankomicinës’, sipas mjekëve.

Ky është një prej baktere që mund të merret gjatë kohës që ju qëndroni të shtruar në spital dhe që shkakton infeksion të gjakut. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky përbën një rrezik të madh për shëndetin e njeriut. Tashmë kanë dalë disa lloje të tjera antibiotikësh që janë më efektivë kundër VRE-së, por ‘vankomicina’ e shpikur 60 vjet më parë e ka humbur efektin e saj. Ky entuziazëm që ngjall aktualisht lajmi për krijimin e një antibiotiku tepër të fuqishëm është ende në fazat e para dhe fillimisht duhet të kalojë me sukses testimin e efekit të tij te kafshët e më pas te njerëzit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb