FIER

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Liri” në Fier. Një grua 32-vjeçare me inicialet A.A., nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 32 vjeç me inicialet A.J.

Mësohet se ky i fundit ka shkuar në gjendje të dehur në banesën e saj dhe pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar ne konflikt fizik mes tyre dhe më pas gruaja e ka goditur me mjet prerës.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka arrestuar gruan, ndërsa i lënduari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve 33-vjeçari ka një plagë me thikë në dorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: