Një 55-vjeçar është mbytur sot në zonën e Vilunit, ndërsa u arrit të shpëtohej një çift bashkëshortësh. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Velipojë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se është mbytur 55-vjeçari Pjeter Gjorovija. Ky i fundit kishte shkuar në plazh ditën e sotme bashkë me fqinjët e tij, çiftin e bashkëshortëve, ndërkohë që si pasojë e dallgëve të mëdha ata po mbyteshin.

Për pasojë, 55-vjeçari nuk arriti që të shpëtonte, ndërkohë që qytetarët kanë nxjerrë në breg burrë e grua. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: