Një kujdestar shqiptar i një shtëpie bari në Angli, është qëlluar në këmbë nga një bandë rivale, që kishte shkuar për të vjedhur sasinë e drogës.

Shqiptari, Anduel Dorti, kujdesej për 340 bimë kanabisi, me një vlerë prej 250 mijë eurosh. Gjykatësi që është marrë me këtë çështje ka sqaruar se:

“Po pyesni se përse ka marrë plagë në këmbë? E thjeshtë. Një grup rival ka shkuar në shtëpinë ku Dorti kujdesej për bimët narkotike dhe kanë tentuar t’ia marrin. Por në këtë moment, ai është përplasur fizikisht me anëtarët e bandës. Njëri prej rivalëve më pas, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë shqiptarin”.

Dorti është mjekuar fillimisht në Spitalin e Sheffield, duke mos treguar asnjë detaj për policinë. Ai më vonë u deklarua fajtor dhe ndaj tij nuk rezultonte asnjë precedent i mëparshëm.

“Ai kujdesej për bimët, jetonte në atë ambient, por nuk kishte lidhje me shpërndarjen e drogës. Ai erdhi në këtë Britani për të punuar në ndërtim, të fitonte para dhe t’i dërgonte në Shqipëri”, tha më tej gjyqtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb