Është konfirmuar edhe një rast i ri në Kosovë, duke e cuar numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi në 22.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi. “Mund të them se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vendin tonë. Është familjar i të prekurve nga Malisheva”, tha Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht po bën thirrje për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: