Bayern Munich vërtetoi edhe një herë se është një ekip fantastik, luan gjithnjë në nivele të larta, pa ulur kurrë ritmin, pavarësisht se në “Camp Nou” shkonin si të kualifikuar për në 1/8. Me suksesin e pastër 0-3, ekipi i Nagelsmann mbylli llogaritë në Grupin C si kokë grupi, 5 ndeshje 5 fitore, 15 pikë në total:

“Mënyra se si erdhi na jep më shumë energji. Nuk besoj se Barça mendonte se do ishim kaq të guximshëm, por duhet të jesh i tillë kur luan kundër Barcelonës. Realizuam dy gola të bukur, më pas dhe një në fund. Nuk i lejuam asnjë gjuajtje në kuadrat, nuk është keq të fitosh 3-0 në Camp Nou. Mbrojtëm me shumë pasion, ekipi dha një shembull të shkëlqyer”, theksoi Nagelsmann pas ndeshjes.

Në konferencë për shtyp u ndal edhe trajneri i Barcelonës, Xavi: “Bayern ishte superior në shumë aspekte, nuk ishim në nivelin e tyre. Ky eliminim na ka goditur psikologjikisht, por është koha të rikuperojmë dhe të shohim përpara. Ishte një goditje e fortë, por sezoni nuk përfundon në tetor, duhet të përqendrohemi në të tjerë kompeticione”, u shpreh ndër të tjera Xavi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb