Aktori Sotiraq Bratko ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi, në moshën 75-vjeçare.

Në një komuninikim për News 24, Bratko shprehet se ndarja nga jeta e ‘Nderit të Kombit’ është një humbje jashtëzakonisht e madhe për artin shqiptar. Më tej ai thotë se ‘Shkruaj dhe lotoj… shkëmb i madh ne themelet e teatrit dhe kinemasë.’

Bratko dhe Kabashi kanë luajtur në filmin “Shoqja nga fshati”, ku luanin rolin e nipit dhe dajës.

Lajm shume i hidhur për mua. Luftoi shume, por sëmundja për te cilën ai me shume fuqi për ta mposhtur e paska vene poshtë… Me thoshte vazhdimisht, “Do te me vere poshtë por unë do ta superoj”.

Ohhh i madhi njeri! Ohhh i madhi artist! Ohh i madhi mik dhe shok! Ohhh i madherishmi Mirush! Sic emrin kishte dhe do mbetet i mire e i përjetshëm!

Humbje jashtëzakonisht e madhe për kombin. I madhi ne thjeshtësi, t’i jete e lehte toka! Kurrë nuk pretendoi me shume se te ishe i thjeshte qeshur i dashur NJERI.

Shkruaj dhe lotoj… Shkëmb i madh ne themelet e teatrit dhe kinemasë. I përjetshme do mbetet jo vetme për ne por për gjithë bashkëkombësit ne rruzullin Toke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb