KAKAVIJË

Radha kilometrike me automjete në Kakavijë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se ndërsa, në fillime radha me makina në pikën doganore ka qenë 12 kilometër, tashmë ka shkuar 7 km.

Ndërkohë, pala greke ka lehtësuar kontrollet për gjurmimet e virusit Sars Covid-2, duke iu kryer tamponin, vetëm atyre personave që paraqesin shenja të dukshme.

Kjo gjë ka sjellë një përshpejtim të trajtimit të udhëtarëve në pikën e kontrollit doganor të Kakavijës.

Situata në Kakavijë ka qenë kaotike në këta ditë, teksa qytetarët kanë mbetur në radhët e gjata të pikës doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Për këtë situatë kanë reaguar kryeministri Edi Rama, Ministria e Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

Ata u shprehën se kanë biseduar me të gjitha organet kompetente greke dhe se kanë rënë dakord për disa pika, që mund të lehtësojnë hyrjen e shqiptarëve në territorin helen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb