Një aksident është regjistruar këtë në hënë në fshatin Gramëz, në Krujë. Mësohet se një autoveturë tip ‘Benz’ me të cilën po udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë janë plagosur të dy personat, përkatësisht një djalë rreth 25 vjeç dhe shtetesja F.V.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të automjetit e drejtuesit të automjetit shtetasi K. V.,

Të dy personat janë dërguar në spitalin e Traumës , nën kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz Krujë, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi shtetasi K. V., automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga përplasja e automjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja F. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: