KAMEZ- Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor në Kamëz. Çifti i të moshuarve ndodheshin në anë të rrugë, kur i përplasi një automjet tip “Benz” me targë TR048T, i cili fillimisht u përplas me një shtyllë.

Makina drejtohen nga shtetasi Aleks Arriku, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dy të aksidentuarit I.Sh, 73 vjeç, dhe bashkëshortja N.Sh, 66 vjeç, u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb