TIRANË

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë vizituar kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të marte brenda ambienteve të bashkisë.

Pas ngjarjes së rendë, ku si autor dyshohet të jetë ish-shoferi i tij, Tushe u transportua me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi, tha se debati fillimisht mes Tushes dhe ish-shoferit nisi në shkallët e bashkisë, ndërkaq më pas kanë vijuar duke debatuar në zyrë, aty ku u hodh edhe granata, që la të plagosur Tushen dhe sekretaren e tij.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb