TIRANE– Një drejtues mjeti është dhunuar në hyrje të spitalit të QSUT-së në kryeqytet, nga roja i kësaj qendre spitalore. Shkak për këtë është bërë fakti se shoferi nuk e dinte se duhet të paguante biletë për të hyrë në oborrin e QSUT. Në një video të postuar nga “Jeta osh qef” duket roja i QSUT që rreh qytetarin.

Bashkë me të është dhunuar edhe e shoqja dhe fëmija i tij.

“Kjo situatë ndodhi dje në drekë në QSUT. Ai me furgon ishte me grua dhe fëmijë për punën e biletës bodigardi, që ruan portën e dhunoi. Ai me bluzë me viza është bodigardi, ai qëndron jashtë, kur kanë probleme punëtorët ndërhyn ai. Por e gjakosi me gjithë gruan atë çunin”, shkruan denoncuesi për faqen “Jeta osh Qef”, i cili ka postuar edhe videon.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: