Vdekja në atentat e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, ka shokuar familjarët dhe miqtë e tij. Në Instagramin e biznesit të viktimës, familjarët kanë shpërndarë disa foto e video të tij, ndërsa e përshkruajnë si  një djalë të mirë, fëmijë në shpirt dhe me dhembshuri.

“Aleksandri JONË, një djalë TRIM me plot kuptimin e fjalës, një hero i vërtetë me një zemër të madhe dhe një shpirt fëmije, të çiltër, të bardhë. Një djalë që ka vuajtur, ka sakrifikuar, është lodhur shpirtërisht dhe fizikisht për familjen e tij, Alexandri që nuk i ka hyrë në hak askujt asnjëherë në jetë , një djalë punëtor, i thjeshtë”, shkruajnë ata mes të tjerash.

Mesazhi i familjarëve:

Aleksandri JONE , nje djal TRIM me plot Kuptimin e fjales nje Hero I vertete me nje zemer te madhe dhe nje shpirt femije Te cilter te bardhe, nje djal qe ka vuajtur ka sakrifikuar esht lodhur shpirterisht dhe fizikisht per familjen e tij , Alexandri qe Nuk I ka hyre ne hak askujt asnjeher ne jet , nje djal puntor I thjesht qe ka mbjell Te gjitha pemet e fermes me duart e tij Te vogla me cizme llastiku me balte dhe me tuta te shkurtra te grisura, Kemi sakrifikur familjarisht Jemi rritur me vuajtje dhe halle plot kemi emigruar dhe Te gjitha kto vuajtjet i lane Alexandrit nje shpirt te bardh te paster , Ai ishte me kembe ne toke e mbante shpin ,shpirtin dhe krahet hapur per te gjithe, ai nuk mbante inate as merri ndryshe si ne ai na mesonte te falim, Eshte gje e mir te falesh zoti thot qe duhet Te falim njerzit me ka thene , nje djal i vogel dikur I tha Alexandrit Babi im eshte ne burge Alexandri qau I mbushi syt me lot i dhembi shpirti per ate djalin vajti ne Jumbo dhe I bleu gjith ato Lodra makina, ndoshta ndoshta ju kujtua vetja tek ai femij i vetem , sepse i vetem ka liftuar ne jet Alexandri ,i vetem por Pa Lenduar njeri pa I rene meqaf njeriu cenuar jeten e askujt ai ska ber asnje gabim asnjeher me askend ata qe e njohin e dine zemren e tij te madhe dhe shpirtin e tij Te madh ,ai kishte nje dashuri te madhe per kafshet per kuajt per qenushat e mbushi shpin plot me kafshe,kujdesej ne me shpirt per kafshet edhe kur kali tij vrau kemben ai merzitej me shpirt I rinte mendja te plaga e kalit, Alexandri ka njihmuar shum njerez pa fund, ka ber miresi ,bamiresi, nje dit I thash une qe eshte nje vajze me semundje Te rende (kancer) dhe duhet te bej operacion Po ska lek Jan shum te varfer Alexandri me tha hajde vemi bashke atje Te shpia e vajzes, ne kemi shkuar atje dhe kemi dhene leket qe ajo vajze Te ishte mir E beri Alexandri sepse I dhembi shpirti Vetem per kete gje, Ai ndihmonte pafund te gjithe shoket ,shoqet dhe miqte e tij per cdo problem qe kishin, shoket thone qe kur shikonim Alexin sikur shikonim driten e diellit , Alexandri lozte si femij ai ishte nje femij ne shpirt kishte nje jet te thjeshte si femij , Alexandri nuk ishte rritur kur ne shpirt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb