Shumë ukrainas janë larguar në vendi i tyre, por shumë të tjerë po luftojnë kundër agresorit rusi. Futbollisti ukrainas Viktor Kovalenko, që luan së bashku me Rey Manajn te Spezia, ka folur për luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“Tani do të ishte e pamundur të transferoj familjen këtu, shumë e rrezikshme. Në atë zonë, nëse shohin duke kaluar një makinë, rusët qëllojnë. Nuk ka rëndësi nëse janë civilë, gra apo fëmijë. Për të dalë nga Kherson duhet t’i kalosh tre postblloqe.

Por, është edhe një aspekt që duhet të konsiderohet: prindërit e mi nuk do të pranonin kurrë të largohen. Kjo vlen edhe për shumë ukrainas. Nëse largohesh nga shtëpia, je i sigurt se kur të kthehesh nuk do të gjesh asgjë pasi rusët futen dhe marrin gjithçka.

Pra, zgjedhja është e lehtë: qëndro aty, mbroje, jo vetëm shtëpinë tënde por edhe jetën tënde. Babai im e ka një pushkë. Ai shpreson që nuk do t’i duhet ta përdor, por për çdo rast, do ta mbronte veten dhe familjen e tij”, – përfundoi futbollisti ukrainas Kovalenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb