Është hedhur ditën e sotme në Spanjë shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Goglat janë treguar bujare teksa kanë shmangur përballjet mes të mëdhave që në këtë raund, por Barcelona sërish nuk mund të quhet shumë e kënaqur duke qënë se do të ndeshet ndaj Real Sociedadit dhe ndeshja e parë do të luhet në stadiumin e “mallkuar” për katalanasit, “Anoeta”, ku ata nuk fitojnë një ndeshje që nga 5 maji i 2007-s.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në datat 18 dhe 19 janar, ndërsa ato të kthimit më 25 dhe 26 janar.

Çerekfinalet e Kupës së Mbretit
0Real Sociedad – Barcelona

-Alkorkon – Alavesh

-Atletiko Madrid – Eibar

-Real Madrid – Selta Vigo/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: