Një Kanadez u shpall fajtor nën akuzën e orkestrimit të sulmit kibernetik nga ish pionerit të internetit Yahoo në 2014-ën ku u ekspozuan 500 milion llogari.

Karim Baratov pranoi se kishte kryer sulmin për llogari të Shërbimit Federal Rus të Sigurisë (FSB). Numri i llogarive të hakuara është i dyshimtë.

Avokatët e Baratov argumentonin se ai nuk kishte dijeni se po punonte për agjentë Rusë.

Tre individë të tjerë kërkohen për hakimin por ende nuk janë arrestuar sepse jetojnë në Rusi dhe SHBA-të nuk kanë një marrëveshje ekstradimi me Kremlinin.

Prokurorët thonë se dy prej tyre janë oficerë të FSB-së. Sipas gjykatës së Distriktit të Karolinës së Veriut, roli i Baratov kishte qenë qasja në llogari individuale.

Në këmbim ai paguhej nga agjentët Rusë. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë ai kishte përdorur skema peshkimi për të mashtruar viktimat dhe vjedhur kredencialet e tyre.

Baratov, i arrestuar në muajin Shkurt, do të vuajë dënimin me 28 vite burg. Yahoo u ble në Qershor nga operatori celular Amerikan Verizon, njofton PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: