Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë natës 10 drejtues mjetesh. Arrestimet ndodhën nga mbrëmja e datës 18 shtator deri në orën 1:00 të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve me radar në rrugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan –Tiranë.

Pesë prej këtyre shoferëve ishin të dehur, kurse pesë të tjerët nuk kishin patentë.

Policia njoftoi se hoqi 45 patenta ndërkohë, për të shpejtësi dhe drejtim makine në gjendje të dehur. 31 nga këta drejtues mjetesh qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Rasti më flagrant ishte ai kur dy motoçiklistë dhe dy drejtues automjetesh u kapën duke bërê gara me shpejtësi me njeri-tjetrin. Ata u dërguan për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: