KOSOVE-Kryetari i zgjedhur i Partisë Socialdemokrate(PSD), Shpend Ahmeti iu është drejtuar për herë të parë strukturave të kësaj partie duke thënë se partia e tij do të luftoj për normalitet dhe barazi në vend raporton “Zeri.info”.

“Falemnderoj udhëheqësinë e kaluar të PSD-së. Partia Social Demokrate është një ndër partitë më të vjetra në vend, edhe pse thuhet që është parti e re. Nuk është zgjedhur pa arsyje pikërisht data e ditës së Evropës, por për ta parë sa në të vërtet jemi larg Evropës”, tha Ahmeti.

Sipas tij është Evropa ajo që duhet të instalohet në Kosovë, dhe jo ne të shkojmë në Evropë ashtu sic thuhet. Ahmeti me këtë rast tha se së bashku me partinë e tij do të luftojnë që të sjellin normalitet në vend.

“Ne duam të luftojmë për normalitet, për barazi, të konsiderohemi të barabart me të tjerët jo si individ por si grup. Ne duhet të luftojmë për social-demokracinë brenda shtetit tonë”, tha Ahmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: