Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte dikur, për organizimin e tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se tubimi i partisë së Albin Kurtit ka “rrezikuar qindra njerëz”.

“Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik”, ka thënë ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se tubimi i VV-së në kryeqytet ishte “tepër papërgjegjësi e madhe”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb