Policia italiane ka çmontuar një rrjet të trafikut të drogës. Në pranga, mes të tjerësh kanë rënë edhe 4 shqiptarë.

Sipas mediave italiane, nga operacioni janë arrestuar edhe 18 italianë, ndërsa në total janë sekuestruar 20 kg kanabis. Të arrestuarit janë mes moshave 30 dhe 40 vjeç, ndërsa tre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Mediat shkruajnë se qendra e trafikantëve ishte në Bologna dhe Caserta. Autoritetet thonë se trafikimi funksiononte si një sipërmarrje tregtare.
Herë pas herë banda e trafikut të drogës ndryshonte furnizuesit, duke filluar të përdorte shqiptarët për të gjetur drogën me çmime më të ulëta dhe duke planifikuar të transferonte të gjithë rrjetin në zonën e Bolognas.

Një pjesë e drogës së sekuestruar u gjet në shtëpinë e një prej banorëve të Caserta-s.
“Hetimet nisën nga një dyqani i vogël. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë rrugët dhe sheshet ku kryhen këto aktivitete, të cilat sjellin edhe shqetësime të ndryshme për familjet”, ka thënë drejtuesit e policisë italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb