TIRANË

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet XH. A., i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb