Ndeshja mes Francës dhe Paraguait për fazën 1/8 të Kupës së Botës, është ndezur nga deklarata të ish-futbollistëve të dy skuadrave, të cilët janë ndeshur më parë në Botërorin 1998.
Kristof Dugarri, ish-sulmuesi i Francës, parashikoi në sukses të lehtë të ekipit të Deshamp në këtë turne. ”Paraguai do të hajë dru. Do të kërkojë të mbrojë pasi janë të paaftë, të paaftë, dhe e përsëris dy herë që të jetë e qartë, që të dhurojnë çfarëdolloj loje ofensive. Është katastrofë në aspektin ofensiv”, tha ai për kundërshtarin e Francës.
ish-portieri i njohur paraguaian, Hoze Luis Shilavert, i cili mori të kuq në atë ndeshje të vitit 1998 që u mbyll 1-0 me gol në shtesë, nuk ngurroi të tallej me këtë lloj deklarate.
“Kristof, ke të drejtë. Në Kupën e Botës 1998 në u përballëm me francezët dhe tani Paraguai përballet me një ekip afrikan”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke thumbuar me faktin se thuajse të gjithë lojtarët e Francës kanë origjinë nga Afrika.
Këto deklarata kanë bërë që të ndizen polemikat dhe në Francë ta akuzojnë Shilavert si racist për fjalët e tij, duke bërë më të tensionuar pragndeshjen me ekipit europian dhe skuadrës që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Gjermaninë.
