Një zjarr shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një fabrikë të transferimit të nxehtësisë në rafinerinë ruse të naftës Novosakhtinsk në rajonin jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën. Pamjet e paverifikuara, të  shpërndara në mediat sociale treguan një dron duke fluturuar mbi një instalim dhe duke i vënë flakën kanaleve, duke shkaktuar më pas shpërthimin.

Nuk raportohen të lënduar nga zjarri në rafinerinë, e cila ka një kapacitet vjetor deri në 7.5 milionë tonë. Njësia e zjarrfikësve po vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarrit, njoftoi shërbimi i emergjencës.

Fabrika e Naftës në Novosakhtinsk është furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në jug të Rusisë. Rusia po heton gjithashtu shkakun e një zjarri të madh që shpërtheu në një depo nafte në qytetin Bryansk, 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën në fund të prillit.

https://www.youtube.com/watch?v=FEJqnelTmZ0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: