Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’. El Ouejdi është një nga personat kyç të përfshirë në veprimtarinë e dajës së tij, Salvatore Aliu.
Kjo pasi El Ouejdi, është personi kryesor që pret në Belgjikë ngarkesat me drogë që daja i tij Salvatore Aliu sillte nga Ekuadori. Ngarkesa të cilat më pas ai i magazinon në shtëpi të sigurta në Belgjikë, dhe më pas nis dhe I shpërndan në vende si Italia, Franca, Zvicra, apo
“Nga hetimet ka rezultuar se kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe më pas pritej në këto vende nga anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Nisur mnga komunikimet që El Ouejdi bën në Sky Ecc, ai pohon se shet në një ditë të vetme 30-40 kg kokainë. Me dërgesa nga Belgjika dhe Holanda në drejtim të Zvicrës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës ku e shkëmben me cannabis sativa, Shqipërisë, Turqisë ku e shkëmben me heroinë, apo edhe në Norvegji. El Ouejdi që mban kontakte të vazhdueshme me dajën e tij Salvatore Aliu të cilit i raporton në lidhje me operacionet e drogës, por edhe me lëvizjet e parave”, thuhet në dosjen e SPAK.
Edhe pse në dosjen e SPAK nuk del qartë lidhja e shqiptarit, Salvatore Aliu me shqiptarin tjetër Armando Pacani, apo me bosin tjetër të drogës, Dritan Gjika, gjithçka duket se ka të bëjë me njohjen dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e drogës në Amerikën e Jugut.
Armando Pacani me origjinë nga Përmeti, por që në adoleshencën e tij emigroi në Gjermani, i cili sipas dosjes braziliane të siguruar më herët nga emisioni “Në Shënjestër”, ishte një nga personazhet kryesore të cilët në vitin 2020, përmbytën Evropën me drogën.
Këtë duke e bërë me një organizatë kriminale me bazë në Brazil, të njohur si ‘Orcrim’
Ku mesa duket ai kishte rolin e porositësit dhe pritësit të drogës në portet e Evropës.
Armando Pacani i cili është një nga 10 emrat në listën e fletëarresteve të prera në SPAK, të organizatës së drejtuar nga Salvatore Aliu. Ku mendohet se Pacani kishte rol drejtues, në trafikun e drogës gjatë viteve 2019-2021 nga Amerika e Jugut drejt Europës, ku u trafikuan sasi të mëdha kokaine. Grup i cili kishte 209 llogari bankare me një vlerë të rreth 150 milionë euro. Pacanit që i atribuohen disa ngarkesa me drogë.
Siç ishte edhe trafikimi i një sasie të konsiderueshme kokaine në portin e Hamburgut në Gjermani në vitin 2020. Pikërisht periudha kur Salvatore Aliu dhe Sokol Bibaj, po transportonin tonelata me kokainë drejt Evropës.
Armando Pacanit që i takon edhe kjo ngarkesë që daton në muajin dhjetor të vitit 2020.
“Çështja i referohet dërgesës së një sasie kokaine në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020. Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e bisedave në Sky Ecc. Ku tashmë janë të provuara se një nga të hetuarit, i njohur si Alvarenga, ka furnizuar me drogën Armando Pacanin”, thuhet nw dosjen hetimore.
Por ky nuk do të ishte rasti i vetëm, kur emri i Armando Pacanit do të dilte në skenë, si një nga blerësit e kokainës që vinte nga Brazili. Gjithmonë, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Siç do të ishte episodi i datës 12 shkurt 2022.
Episod që në fakt nuk rezultoi i suksesshëm. Kjo pasi sasia e drogës e porositur nga Pacani, nuk mundi të dalë nga Brazili, pasi autoritetet ligjzbatuese në Brazil, u treguan më të shpejtë, dhe kishin kohë që u ishin vënë nga pas organizatës me të cilën Pacani bashkëpunonte.
“12 Shkurt 2022
Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.
Nga bisedat në Sky Ecc u konstatua se Alvarenga e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit”, thuhet nw dosje.
Vetë analiza e fakteve të shpinte në mendimin se Armando Pacani ishte një nga personat kryesor në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut. Organizatë ku bënte pjesë edhe Pacani, që kishte nisur të bëhej e dhunshme dhe kjo ishte kthyer në një shqetësim serioz nga autoritetet ligjzbatuese në Brazil. Siç ishte edhe kjo bisedë e zhvilluar në Sky Ecc, midis pjesëtarëve të grupit kriminal.
“Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë. Por unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.
Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë. Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!”, thuhet nw dosje.
Armando Pacani vazhdon të strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, edhe pse ndaj tij ka një kërkesë për ekstradim nga Brazili. Por që një vendim kontrovers i Gjykatës në Dubai, e shtyu këtë ekstradim për një afat të pacaktuar depërtimin.
Kjo me qëllim derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm.
Pacani i cili akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë.
