DURRËS-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Golem, në zonën e njohur si Pishat e Buta. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një sasie të konsiderueshme tritoli. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit.

Nga të dhënat e para mësohet se sasia e eksplozivit i është vendosur baneses se shtetases Fatmira Verria e jeton në Francë. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëmtime të shumta materiale. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se janë dëmtuar edhe banesa të tjera që ndodhen pranë vendit ku ishte vendosur lënda eksplozive. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per ndonje konflikt te mundshem.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: