Mbrëmë në Zagreb u dëgjua një zhurmë e madhe derisa, mediat atje raportojnë se bëhet fjalë edhe për një shpërthim.

Mediat se atje është rrëzuar një dron, duke dematuar raportimet se bëhet fjalë për një aeroplan.

Ministria e Brendshme atje ka konfirmuar se është gjetur një fluturake dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Në vendin e ngjarjes raportohet se janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, që po zhvillojnë luftë.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.

Ai u shpreh se mund të jetë një dron që përdoret nga Ukraina.

Rogoway studioi në detaje fotografitë e mbetjeve të avionit nga Zagrebi dhe arriti dhe ai beson se avioni mbërriti në Kroaci nga Ukraina, pasi u prish.

“Ne besojmë me vendosmëri se ky është një dron zbulimi që duket si një raketë. Duhet të jetë prishur, të ketë fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe në fund të jetë rrëzuar në Zagreb. Së fundmi u njoftua se Ukraina vuri në punë dronët e kohës sovjetike dhe sa me sa di unë, ukrainasit janë të vetmit në botë që përdorin dronin Tu-141”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: