TURQI- Së paku një person është vrarë në Stamboll ndërsa tre janë plagosur, në shpërthimin e një bombe para redaksisë së revistës proislamike “Adimlar” në Stamboll, ka njoftuar sot policia turke.

Bomba është vendosur para derës së redaksisë, e cila gjendet në katin e tretë të ndërtesës ndërsa është aktivizuar mbrëmë kur është hapur dera. Në sulm është vrarë gazetari kësaj reviste që del një herë në muaj e afërt me një organizatë turke militante islamike, Unsal Zor, 45 vjeç, transmeton AP.
Motivi dhe aktorët e këtij sulmi tani për tani nuk dihen dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb