TIRANË- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit. Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore.
Dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
