TIRANË

Shpërthim në mesnatë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.

Rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se një kallëp 30 gramë tritol është hedhur në verandën e banesës se marre me qira nga Demir  Cara duke shkaktuar dëme të vogla materiale, si thyerje xhamash në banesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: